Celebrities Gossip Showbiz

Format e saj i ka zili çdo grua por Jennifer Lopez tregon pasiguritë që ka pasur për trupin pas lindjes së binjakëve!

Së fundmi diva e muzikës pop Jennifer Lopez ka folur për procesin e lindjes dhe se si ndikoi në vetëbesimin e saj. Ndërsa merrte pjesë në ‘Daytime Beauty Aëards’, Lopez prezantoi një çmim për trajneren e saj, Tracy Anderson, duke ndarë ndikimin që ajo kishte në fizikun dhe vetëvlerësimin e saj në vitet që kishin punuar së bashku.

Lopez i dha Anderson çmimin për arritje të jashtëzakonshme në Fitness dhe zbuloi se të dyja u takuan në vitin 2008, pasi këngëtarja e famshme kishte sjellë në jetë binjakët e saj Max dhe Emme.

Kam reflektuar shumë në kohët e fundit, duke rishikuar versionet e kaluara të vetes dhe për të përfaqësuar plotësisht atë që jam sot. Më kujtohet se sa shumë më ka frymëzuar dhe inkurajuar Tracy për të festuar çdo version të trupit tim ndër vite dhe për të vazhduar të ngrihem pasi jeta dhe nevojat ime kanë ndryshuar. E takova Tracyn menjëherë pasi linda binjakët. E telefonova në një kohë kur ndihesha e pasigurt, duke pyetur veten nëse do të kthehesha ndonjëherë në mënyrën si isha më parë, siç bëjnë shumica e nënave të reja pas lindjes. Ajo erdhi në jetën time dhe më ndihmoi të përqafoja veten dhe të më ndihmonte të kuptoja se mund të isha më e fortë se kurrë më parë.