Showbiz

E bija e Woody Allen ngre sërish akuzat: “Babai im ka abuzuar mbi mua dhe shumë vajza të tjera”

Në vitin 2014 Dylan Ferrow shkroi një artikull në “New York Times” ku tregoi me detaje se prej vitesh babai i saj ka dhunuar e ngacmuar femra në industrinë e Hollywood.

Akuzat e saj nuk u dëgjuan kurrë dhe autoritet përkatëse të shtetit të Los Angeles nuk e morën mundimin për të nisur hetimet pasi Woody Allen ka shumë pushtet në këtë industri të madhe.

Me valët e akuzimeve të bëra së fundmi dhe daljen në shesh të të gjitha skandeleve seksuale të kryera ndër vite, Dylan ka folur sërish kundra babait të saj.

Ajo është përpjekur edhe një herë të tregojë të vërtetën e saj se Allen është një kriminel që nuk ka abuzuar vetëm me vajza gjatë punës së tij por edhe me të. Që në moshë të vogël ajo ka qënë viktimë e babait të saj, të paktën kështu është shprehur ajo në media.

Regjisori dhe producenti i famshëm është përpjekur të qëndrojë i qetë nga akuzimet e së bijës duke mohuar në mënyrë kategorike të gjitha fjalët e saj.