Celebrities Gossip Showbiz

E dha edhe Justin Bieber mendimin për dramën e krijuar mes Selena Gomez dhe bashkëshortes së tij Hailey!

Këngëtari i njohur Justin Bieber iu bashkua së fundmi “sherrit” Selena-Hailey në rrjet. Këngëtari gjatë fundjavës organizoi një festë për ditëlindjen e tij të 29-të, ku kishte ftuar familjarët dhe shoqërinë. Të ftuarve iu dorëzua një konfetë argjendi me fjalët:

Jam shumë mirënjohës që nuk përfundova me atë që mendoja se doja.

Ai nuk foli për domethënien e dhuratës, po fansat nisën të supozonin se ishte një thumb ndaj Selena-s. “Çfarë po përpiqet të thotë?”; “Kjo është kaq e vogël, dua të them nëse kjo është mënyra se si ndiheni ju dhe gruaja juaj mbajeni atë për veten tuaj dhe ju lutem, nuk keni pse të përmendni emrin e dikujt ose të thoni “kush” për të kuptuar saktësisht se çfarë po flisni”. ‘Të pranosh se gruaja jote ishte zgjedhja jote e dytë në ditëlindjen tënde është çmenduri. Selena me të vërtetë jeton në mendjen e tij; “Oh ai bëhet i keq! Ik mbro gruan tënde.”-kanë qenë disa nga komentet.

Sjellim në vëmendje se një “luftë e ftohtë” nisi para pak ditëve mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber. Këngëtarja e njohur tha se nuk do ta lërë Hailey-in ta ndikojë negativisht pasi modelja u duk sikur e sulmoi atë në një TikTok që e fshiu shumë shpejt.

Një fanse në TikTok @ellenacuario ripostoi një video të Hailey që dukej se ishte një sulm ndaj Selena-s. Rikujtojmë, se Justin Bieber ka anuluar së fundmi një tjetër koncert. Kjo gjë mesa duket nuk është pritur fare mirë nga fansat e yllit të muzikës. Rikujtojmë se pak kohë më parë Bieber anuloi një koncert për shkak të problemeve shëndetësore, pasi vuan nga sindroma Ramsay Hunt.