Celebrities Gossip Music Showbiz

Nuk e dimë çfarë halli ka Justin Bieber që ka anuluar sërish koncertin ama dimë që fansat janë irrituar shumë!

Këngëtari i njohur kanadez Justin Bieber ka anuluar së fundmi një tjetër koncert. Kjo gjë mesa duket nuk është pritur fare mirë nga fansat e yllit të muzikës. Rikujtojmë se pak kohë më parë Bieber anuloi një koncert për shkak të problemeve shëndetësore, pasi vuan nga sindroma Ramsay Hunt.

Ai anuloi koncertet në Australi dhe Zelandën e Re për turneun botëror të “Justice World Tour” ndërsa një javë më parë ai ishte në Javën e Modës në Londër. Fansat nuk hezituan të shprehin zemërimin e tyre në rrjetet sociale, duke e quajtur situatën zhgënjyese. Zyrtarët që bënë njoftimin nuk shpjeguan arsyen e anulimit, por siguruan publikun se biletat e tyre do të rimbursoheshin.

Rikujtojmë, se Bieber së fundmi ka shitur të drejtat muzikore të karrierës 15-vjeçare të katalogut të këngëve të tij për 200 milionë dollarë. ‘Wall Street Journal’ raporton se ylli i muzikës pop ka nënshkruar me Hipgnosis Songs Capital, i mbështetur nga Blackstone dhe shënon një tjetër blerje të një katalogu të suksesshëm muzikor, siç ka ndodhur me artistë të tjerë si Bruce Springsteen dhe Bob Dylan. Me marrëveshjen e përfunduar, Hipgnosis merr pjesën e Bieber të të drejtave për disa nga hitet e tij më të mëdha, duke përfshirë “Baby”, “What Do You Mean”, “Sorry” dhe “Love Yourself”.