Celebrities Fashion Music

E gjeni dot se sa peshonte fustani i Mariah Carey në shfaqjen e saj më të fundit?!

Ikona e muzikës Mariah Carey, jo vetëm që ka një potencial të jashtëzakonshëm me zërin e saj por ka edhe një stil mjaft unik dhe të veçanë kur vjen puna për përzgjedhjen e veshjeve. Në shfaqjen e saj unike të re të festës së Apple TV+, “Mariah’s Christmas: The Magic Continues”, Carey zbuloi se fustani i zbukuruar dhe plot shkëlqim i “Dolce & Gabbana” peshonte rreth 30 kilogramë.

Doni të dini diçka? U deshën gjashtë burra të rritur që të mbanin bishtin e atij fustani për të më zbritur nga shkallët.

Gjatë një paraqitjeje të premten në Lorraine, e pyetur nga prezantuesja e ITV-së nëse ajo ka gjithmonë një grup djemsh në gadishmëri për të mbajtur bishtin e fustanit, këngëtarja tha se:

Ndonjëherë janë pesë, ndonjëherë janë gjashtë por gjithçka varet nga fustani.

Vlen të përmendim gjithashtu se Mariah Carey, ikona e muzikës së festave ka arritur që të fitojë një tjetër çmim shumë të rëndësishëm. Këtë herë ajo mori çmimin Diamond RIAA nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës për të, duke shënuar këngën e parë festive që merr ndonjëherë çmimin e lakmuar.

Gjatë një deklarate për shtyp, ylli i hitit “All I Want for Christmas is You” është shprehur:

Dashuria e vazhdueshme për këngën time nuk pushon kurrë duke më mahnitur dhe të mbushë zemrën time me një mori emocionesh. Më merr mendjen që “All I Want for Christmas is You” ka duruar periudha të ndryshme të industrisë muzikore. Çmimi RIAA DIAMOND?! Wow! Jam shumë me fat që kam fansat më të mëdhenj në Tokë, të cilët vazhdojnë për të mbështetur trashëgiminë time. Ju dua.