Celebrities Music Showbiz

Mariah Carey arrin të fitojë çmimin e madh për hitin “All I Want for Christmas is You”!

Epo, mbretëresha e Krishtlindjeve po shkëlqen si një diamant me të vërtetë! Mariah Carey, ikona e muzikës së festave ka arritur që të fitojë një tjetër çmim shumë të rëndësishëm. Këtë herë ajo mori çmimin Diamond RIAA nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës për të, duke shënuar këngën e parë festive që merr ndonjëherë çmimin e lakmuar.

Gjatë një deklarate për shtyp, ylli i hitit “All I Want for Christmas is You” është shprehur:

Dashuria e vazhdueshme për këngën time nuk pushon kurrë duke më mahnitur dhe të mbushë zemrën time me një mori emocionesh. Më merr mendjen që “All I Want for Christmas is You” ka duruar periudha të ndryshme të industrisë muzikore. Çmimi RIAA DIAMOND?! Wow! Jam shumë me fat që kam fansat më të mëdhenj në Tokë, të cilët vazhdojnë për të mbështetur trashëgiminë time. Ju dua.

Menjëherë pas njoftimit, këngëtarja e ndau lajmin edhe në rrjetet e saj sociale dhe ndau një foto ku pozon me trofeun e saj ‘Diamond Award’.

 

“All I Want for Christmas” u publikua në vitin 1994, me shkrim dhe prodhuar nga Carey dhe Walter Afanasieff. Për të fituar çmimin, këngëtares iu desh të fitonte mbi 10 milionë shitje dhe transmetime. Albumi i saj i vitit 1993 ‘Music Box’ dhe i vitit 1995 ‘Daydream’ janë gjithashtu të certifikuara ‘Diamond’.

Vlen të përmendet gjithashtu se së fundmi këngëtarja 52-vjeçare, Mariah Carey ka publikuar këngën e saj të re “Fall in Love at Christmas”, një bashkëpunim me kolegët muzikantë Khalid dhe Kirk Franklin. Në videoklipin shoqërues të këngës, treshja shihet duke kënduar së bashku në “Butterfly Lounge” të Carey-t përpara se t’i bashkohen një grup këngëtarësh rezervë për të përmbyllur melodinë e festës.