Showbiz

E imitoi tek “Djalli Vishet me Prada” takohen pas 11 vitesh Meryl Streep dhe Anna Wintour

Një pjesë e madhe e publikut nuk janë në dijeni se roli i shefes së keqe tek “Djalli Vishet me Prada” është një personazh real dhe është pjesë e Hollywood.

Meryl Streep në film quhej Miranda Priestly por në jetën e reale ky karakter është kryeredaktorja e revistës prestogjose “Vogue”, Anna Wintour. 11 vite më parë kur filmi i famshëm u shfaq në kinematë botërore, Wintour nuk ishte aspak e kënaqur që imazhi i saj ishte njollosur në këtë mënyrë, duke i dhënë fund kështu marrdhënies me aktoren Meryl Streep.

Tashmë pas 11 vitesh dy femrat e pushtetshme janë përballur për herë të parë dhe takimi i tyre kishte nota të larta ironie. Anna Wintour i ka propozuar aktores 68-vjeçare të jetë pjesë e kopertinës së “Vogue” për numrin e dhjetorit dhe kjo e fundit është shtangur nga kërkesa e kryeredaktores.

Ato janë takuar në zyrat e “Vogue” dhe Meryl ka treguar se fillimisht është ndjerë shumë nervoze për tu përballur me Anna-n. Dy amerikanet kanë lënë pas krahëve të kaluarën e hidhur për të folur për numrin e ri të revistës. Pas këtij takimi të sikletshëm mbetet ende për tu parë nëse Maryl Streep dhe Anna Wintour do të ruajnë kontaktet me njëra-tjetrën.