Health & Beauty Lifestyle

E keni ndierë aromën e pakëndshme të qenushëve tuaj pas larjes?! Njihuni me shkakun!

Nëse keni qen në shtëpi me siguri e keni ndjerë aromën e pakëndshme që krijohet pas larjes së tyre. Duhet të kuptoni që kjo aromë nuk vjen nga qeni juaj por nga bakteret dhe kërpudhat të cilat jetojnë në gëzofin e tyre. Këto baktere kur lagen nga uji apo shiu, krijojnë një lloj arome aspak të këndshme. Mirëpo, ka disa këshilla si ta parandaloni këtë. Pas shëtitjes në mot me shi, fshijeni mirë qenushin tuaj me peshqir dhe kështu do të parandaloni zhvillimin e baktereve të sipërpërmendura.

Pasi ta fërkoni mirë me peshqir, rekomandohet edhe tharja me tharëse flokësh, sepse për disa qen, veçanërisht për ata me qime të gjata, nuk mjafton vetëm peshqiri. Pasi ta keni fërkuar mirë, përdorni një shampo cilësore për qentë, shpëlajeni tërësisht, sepse shpëlarja jo e duhur mund të shkaktojë irritime të ndryshme të lëkurës. Mos e bëni këtë çdo ditë, sepse edhe larja e shpeshtë mund të shkaktojë irritime të lëkurës.

Qeni mund të lahet me shampo një herë në 3-4 muaj. Gjithashtu mund të shtoni një lugë çaji uthull molle në një litër ujë. E gjitha varet nga madhësia e qenit. Uthulla është shumë efektive kundër aromave të pakëndshme, madje ndihmon që qimja e tyre të shkëlqejë. Gjithashtu, edhe një furçë cilësore mund të kontribuojë në zgjidhjen e aromës së pakëndshme.

Ndërkaq, të gjithë e dimë se përfitimet e leximit janë të panumërta por një studim i ri jep të dhëna befasuese. Gjetjet e studiuesve nga Universiteti i Bazelit në Zvicër të publikuara në PLOS ONE, janë fokusuar te qentë. Ekipi shkencor zbuloi se kontakti me qentë kur i përkëdhelim stimulon ndjeshëm korteksin frontal, pjesa e trurit që “mbikëqyr” mënyrën se si mendojmë dhe ndjehemi.