Sex

E keni provuar shpesh seksin në det dhe nuk jeni vënë në dijeni të rreziqeve?! Njihuni me to…

Të kryesh marrëdhënie seksuale në det mund të tingëllojë joshëse për shumë njerëz. Por terapistja e seksit dhe mjekja e shëndetit, Debra Laino thotë se:

Seksi në ujë është sigurisht diçka që nuk duhet të tejkalohet nga lista juaj e dëshirave seksuale, megjithëse në të vërtetë jo gjithçka shkon aq mirë sa në film dhe mund të jetë pak e rrezikshme për shëndetin. Avantazhi i madh është lehtësia që të jep uji. Kjo i lejon partnerët të provojnë poza të ndryshme që mund të jenë të vështira për t’u kryer në tokë të thatë.

Seksi në ujë gjithashtu mund të jetë pak i rrezikshëm, nëse është në një vend publik dhe sigurisht që mund të nënkuptojë një hap jashtë rutinës, edhe nëse është vetëm një notim së bashku. Ndryshimi i rutinave dhe provimi i gjërave të reja mund t’a bëjnë marrëdhënien tuaj më të thellë.

Sigurisht, seksi në ujë është pak më ndryshe nga seksi në shtrat dhe mund të kërkojë një manovër të vogël për të qenë sa më i këndshëm, kjo sipas “Miss7”. Sidoqoftë, marrëdhëniet seksuale në ujë mund të nënkuptojnë rrezikun e disa problemeve të ndryshme. Ne ju njohim me disa prej tyre:

1.Rreziku i infeksionit.

I mbani mend të gjitha ato baktere që jetojnë në ujë? Epo, ato mund të futen në uretër gjatë seksit, duke rritur rrezikun e zhvillimit të një infeksioni të traktit urinar. Nga atje, bakteret mund të kalojnë përmes uretrës në fshikëz, ku mund të rritet dhe të shkaktojë inflamacion.

Sipas Byrosë Amerikane të Shëndetit të Grave, kjo mund të çojë në të gjitha llojet e simptomave të pakëndshme, të tilla si dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash gjatë urinimit, dhe madje edhe gjak në urinë.

2. Rreziku i infeksionit të kërpudhave mund të rritet.

Marrëdhëniet seksuale në ujë mund të rrisin rrezikun e infeksionit të kërpudhave dhe klori është veçanërisht i papërshtatshëm sepse mund të irritojë vaginën dhe të prishë pH-në e ndjeshëm. Nëse pH është i demtuar ai mund të zgjojë rritjen e tepërt të kërpudhave, duke çuar në infeksion. Dhe kjo mund të shkaktojë kruajtje vaginale, dhimbje gjatë seksit dhe simptoma të tjera të një infeksioni kërpudhor.

Kudo që notoni nga pishinat me nivele joadekuate të pH, te lumenjtë, liqenet, oqeanet këto nuk janë vendet më të pastra për lakuriqësi dhe seks të plotë. Përkundër gjithçkaje që është thënë, seksi në ujë një ose dy herë ndoshta nuk do t’i sjellë shumë dëm shëndetit, që do të thotë se nëse dëshironi, mund të provoni.

3. Po, ju absolutisht, mund të mbeteni shtatzënë.

Nëse nuk po përdorni kontraceptivë, mund të mbeteni shtatzënë. Sperma nuk lahet ose diçka e tillë, edhe pse pak ujë mund të hyjë në vaginë gjatë marrëdhënies seksuale. Dhe kjo është ajo që mjekët duan vërtet që njerëzit ta dinë. Mund të ketë lëshim të spermës gjatë marrëdhënies edhe para derdhjes. Edhe nëse ai tërhiqet para se të derdhë, ju prapë mund të mbeteni shtatzënë në tokë ose në det.

Duhet të bëjmë një dush para se të dalim në një takim? Po. A duhet të masturbohemi para ‘date-t’? Gjithashtu, po. Takimet e para gjithmonë janë shumë stresuese, ndaj masturbimi mund t’jua lehtësojë. Në vend që të flisni para pasqyrës me veten për çfarë do të thoni, provoni të kënaqni veten dhe gjithë energjia dhe vëmendja do të përqëndrohet tek ju.