Celebrities Gossip Showbiz

E kritikonte Luizin e ndikuar nga opinionistët? Zhaklina debaton me Kiarën!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Mbrëmjen e sotme është zhvilluar Post “BBV2”, ku të gjithë banorët janë përballur m e njëri-tjetrin për të gjitha keqkuptimet apo debatet që kanë pasur brenda shtëpisë. Një ndër to ishte dhe diskutimi i Zhaklinës me Kiarën.

Kiara: Çdo gjë në shpi rrotullohej rreth Luizit. Por në këto lloj përmasash jo. Edhe kur e kritikonin opinioistët, unë mendoja se mos po gabonte, kisha dhe frikën e zarfit të zi. Edhe i thoja pusho mos fol, duke e kritikuar gjatë gjithë kohës dhe unë. Po nuk e kisha menduar se do ishte kjo lloj fame jashtë.

Zhaklin Lekatari: E ke kritikuar jo se besoje tek ato kritikat e tua, apo tek vlerat apo mesazhet që doje të jepje

Kiara: Varet nga situata

Zhaklin Lekatari: Pra ti je ndikuar gjatë gjithë kohës nga ne? Pra ti nuk ke asnjë opinion tëndin dhe origjinal?

Dea Mishel ka qenë një nga banoret që ka qendruar në shtëpi prej ditës së parë deri në ditën e fundit. E dihej që dalja për të do të ishte pak e vështirë, pasi duhet të informohej rreth gjithçkaje që kidhte ndodhur dhe gjendja e saj psikologjike të mos ngarkohej. Ditën e sotme Dea ka postuar një video teksa ka improvizuar gjendjen e saj pas daljes nga “BBV2”, ku ka treguar gjithashtu se ka humbur disa kilogram nga pesha e saj trupore.