Lifestyle Love & Sex

E mbështetur nga shkenca, seksi pas një sherri qenka “qershia mbi tortë”!

Skenat e nxehta, puthjet dhe seksi pasionant, pas një sherri të bujshëm, janë të zakonshme në filmat romatikë, por të gjithë e dimë se realiteti nuk është shumë ndryshe nga ky skenar. Ekziston një lidhje midis të qenurit i zemëruar dhe i eksituar dhe sipas psikoterapistëve të çifteve dhe ekspertëve të seksit, ka disa arsye përse marrëdhënia intime pas një zënke është aq e zjarrtë.

Hormonet si testosteroni, adrenalina dhe kortizoli (hormoni i stresit), të gjitha rriten kur përfshihemi në një debat. Doktoresha Jenni Skyler tha se:

Kur kortizoli çlirohet nga stresi, trupat dhe mendjet tona mund të dëshirojnë për afërsinë që ofron seksi. Gjatë marrëdhënies intime rriteti niveli i serotoninës, dopaminës, adrenalinës dhe oksitocinës hormone që ju qetësojnë.

Ankthi dhe zemërimi mund të rrisin rrahjet e zemrës suaj, qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen, por eksitimi mund të nxisë të njëjtat efekte në trupin e njerit. Në një farë mënyre ju dëshironi të vazhdoni të ndërveproni dhe ndërveprimi fizik është sinjali dhe reagimi i parë që ju vjen nga truri. Ndaj mos u çudisni kur gjatë zënkës me partnerin nga hiçi ju doni ta puthni apo ta shtrëngoni fort.

Ndërkaq, shumë lidhje nisin në ambientet e punës pasi aty kalohet një pjesë e konsiderueshme e ditës, por edhe aferat jashtëmartesore janë shumë të shpeshta. Sipas një studimi të fundit lidhur me seksin në zyrë, Gjermania mban vendin e parë me rreth 65% të ndërmarrjeve. Vendin e dytë e mban Italia me 61% në nivel të barabartë me Suedinë dhe Norvegjinë. Ato ndiqen nga Franca dhe Anglia ku seksi në zyrë ka qenë gjithmonë një ‘sport kombëtar’.