Gossip Sport

E para grua që gjykon një ndeshje të Kupës së Botës për meshkuj, Stéphanie Frappart bën histori!

Ndeshja Kosta Rika-Gjermani do të mbetet në histori dhe kjo për shkak të arbitrave. Ndeshja e fundit në grupin E u gjykua nga arbitre gra. Stéphanie Frappart nga Franca vendosi historinë pasi u bë e para grua që gjykon një ndeshje të Kupës së Botës për meshkuj. Ajo kishte dy asistente, Neuza Back nga Brazili dhe Karen Dias Medina nga Meksika.

Ndërkohë në sistemin e VAR-it si specialiste e pozicionit jashtë loje ishte Kathryn Nesbitt. 38-vjeçarja franceze drejtoi ndeshjet e meshkujve në kualifikimet e Kupës së Botës dhe Ligën e Kampionëve, si dhe në finalen e Kupës së Francës për meshkuj të këtij viti. Ajo gjithashtu mori drejtimin e finales së Kupës së Botës për femra 2019 për FIFA-n.

Rikujtojmë, se sot do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku do të mësojmë katër kombëtaret që do të sigurojnë kualifikimin tutje nga Grupi H dhe G. Dy ndeshje të programit të sotëm zhvillohen me fillim nga ora 16:00, ku Uruguai do të kërkojë me çdo kusht fitoren kundër Ganës, ndërsa Portugalia synon ta evitojë befasinë kundër Koresë së Jugut.