Celebrities Gossip Showbiz

E rrënuar emocionalisht, Shakira fotografohet duke qarë!

Edhe pse thuhet se ylli i muzikës pop Shakira ka arritur një marrëveshje me Pique-n se ku do të jetojnë fëmijët e tyre duket se gjendja psikologjike e këngëtares nuk është aspak e mirë. Ka qenë programi ‘Salvame’ ai që zbuloi një sërë imazhesh të artistes në një gjendje jo të mirë emocionale.

Në fakt, informacioni bazohet në pamjet e siguruara nga një dëshmitar i cili ishte i pranishëm në të njëjtin vend me Shakirën. Burimi ka shpjeguar se:

Ajo ishte me dy shoqe dhe ishte në gjendje të keqe. Ajo ishte me tuta, e vërteta është se ishte… kishte një fytyrë të mërzitur dhe që në momentin që mbërriti, fliste në telefon në anglisht. Ajo duhet të ketë kaluar një orë e gjysmë duke folur në telefon. Sapo e mbylli telefonin filloi të qante, nuk donim t’i afroheshim sepse po debatonte me shoqet. Mamaja ime është një fanse e madhe, i thashë ‘Epo, është e pamundur t’i afrohesh për t’i kërkuar një foto’. Po ju them, të gjithë e panë që ishte ajo dhe askush u afrua.

Siç dihet tanimë Kupa e Botës FIFA 2022 do të fillojë në Katar të dielën më 20 nëntor. Një nga ceremonitë më të paharrueshme të hapjes ishte në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, kur ylli kolumbian Shakira ndezi skenën me këngën e saj “Waka, Waka”. Megjithatë, kritikat që janë drejtuar në Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar, kanë rezultuar që disa nga artistët kryesorë të refuzojnë mundësinë për të qenë në ceremoninë e hapjes.  ​

Kolumbiania ka pasur çështjet e saj personale për t’u marrë dhe prania e saj në Kupën e Botës në Katar u kritikua në rrjetet sociale. Mirëpo, sipas ‘El programa de Ana Rosa’, Shakira nuk do të performojë në ceremoni pasi ndryshoi mendje pak ditë para fillimit të Kupës së Botës.