Celebrities Gossip Showbiz

Ndezi skenën me këngën “Waka Waka” në vitin 2010, a do të performojë Shakira këtë vit në ‘Kupën e Botës’?

Siç dihet tanimë Kupa e Botës FIFA 2022 do të fillojë në Katar të dielën më 20 nëntor. Një nga ceremonitë më të paharrueshme të hapjes ishte në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, kur ylli kolumbian Shakira ndezi skenën me këngën e saj “Waka, Waka”. Megjithatë, kritikat që janë drejtuar në Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar, kanë rezultuar që disa nga artistët kryesorë të refuzojnë mundësinë për të qenë në ceremoninë e hapjes.

Dua Lipa dhe Rod Stewart, kanë refuzuar tashmë mundësinë për të performuar të dielën. Sa i përket Shakira-s, ​​kolumbiania ka pasur çështjet e saj personale për t’u marrë dhe prania e saj në Kupën e Botës në Katar u kritikua në rrjetet sociale. Mirëpo, sipas ‘El programa de Ana Rosa’, Shakira nuk do të performojë në ceremoni pasi ndryshoi mendje pak ditë para fillimit të Kupës së Botës.

“Më është konfirmuar që Shakira nuk do të performojë në ceremoninë e hapjes”, tha Adriana Dorronsoro në program. Sandra Aladro, një tjetër bashkëpunëtore e programit Telecinco, tha se ka folur me rrethin e artistes. “Ajo do të ishte një performuese e ftuar, tani ajo do të duhet të dërgojë një deklaratë për të shpjeguar gjithçka”.

Rikujtojmë se me karakteristika të ndryshme, 8 stadiume që do të përdoren në Botërorin 2022 që nis më 20 nëntor e organizohet nga Katari, po përgatiten të presin tifozët e futbollit. Tani që në histori hyn si vendi i parë i Lindjes së Mesme që fitoi të drejtën e organizimit të Kupës së Botës, Katari ndërtoi tetë stadiume, duke kombinuar buxhetin e teknologjinë e lartë me estetikën arkitekturore për të krijuar një organizim që do të lërë gjurmë.

Ndërkaq, Shoqata e Futbollit të Ukrainës (UAF) do t’i kërkojë FIFA-s që ta ndalojë Iranin nga Kupa e Botës. UAF njoftoi synimet e tyre bazuar në historinë e Iranit të shkeljeve të të drejtave të njeriut në vend dhe përfshirjen e supozuar të Iranit në pushtimin rus të Ukrainës.