Gossip Showbiz

Një grua e panjohur kërkon të vrasë Drake?! Çfarë po ndodh me reperin?

Një ndodhi aspak e zakontë ka ndodhur në shtëpinë e reperit të njohur, Drake. Një grua e pajisur me thikë ka tentuar për të hyrë në shtëpinë e tij dhe ka goditur me një shufër metalike rojen e sigurisë. Mësohet se gruaja është arrestuar afër shtëpisë së Drake, i cili ka qenë i pranishëm në shtëpinë e tij gjatë këtij momenti.

Identiteti i gruas nuk është zbuluar ende, por roja që u godit nuk dihet ende në çfarë gjendje shëndetësore është. “TMZ” ndërkaq raportoi se gruaja u ndalua nga policia para se të ishte në gjendje të shkelte në shtëpinë e Drake. Policët kanë thënë për “The US Sun” se:

Nuk është e qartë se çfarë po bënte ajo në rezidencë, por nuk kishte asnjë komunikim me pronarin e shtëpisë.

Ndërkaq, një burrë është përpjekur të notojë i zhveshur në pishinën e modeles së famshme, Kendall Jenner. Rikujtojmë se këto kohë Drake është përfolur se është hedhur në krahët e Kim Kardashian pas ndarjes së saj nga Kanye West. Disa burime pranë reperit thanë disa javë më parë se:

 

Reperi kanadez, 34 vjeçar, filloi t’i dërgonte mesazhe Kim-it në momentin kur dëgjoi se është duke i dhënë fund romancës 7-vjeçare me reperin amerikan.

Së fundmi një burim tjetër ka rrëfyer për revistën “Heat” se:

Drake nuk mund ta kuptonte kurrë atë që Kim pa te Kanye. Ai po thoshte për vite me radhë se ai nuk ishte mashkulli i duhur për të dhe se gjithçka do të mbaronte me lot. Ai ishte i befasuar që iu desh shumë kohë për ta kuptuar dhe filloi t’i dërgonte asaj mesazhe në momentin që u bë e qartë se divorci ishte i pashmangshëm. Kim është e kujdesshme në lidhje me përfshirjen me dikë tjetër shumë shpejt para se të zgjidhet divorci.