Botë e Çuditshme Design

E veçanta në Dubai, garazh për makinat brenda apartamenteve luksoze!

Një kompleks rezidencial luksoz do të ndërtohet së shpejti në Dubai, nga Bugatti. Ky do të jetë projekti i parë i këtij tipi i markës së famshme të automobilëve. E veçanta e apartamenteve do të jetë garazhi brenda, në mënyrë që pronarët të mbajnë gjithmonë pranë vetes supermakinat e tyre.

“Rezidenca Bugatti nga Binghatti do të jetë një projekt që do të sjellë risi në zemër të Dubait”,-lexohet në komunikatën për shtyp. E gjithë rezidenca do të ketë 182 vila, që do të kenë qasje në plazh, pishina private, palestra dhe dy ashensorë për makinat.