Celebrities Gossip Showbiz

E veja e Kobe Bryant rrëfen mënyrën si e mori vesh lajmin tronditës për vdekjen e bashkëshortit dhe vajzës së saj!

E veja e Kobe Bryant, Vanessa Bryant është shprehur së fundmi për vdekjen e bashkëshortit të saj. Vanessa ka treguar se lajmin tronditës e ka marrë vesh përmes rrjeteve sociale, nga lajmërimet që i kanë shkuar në telefon të cilat thonin “RIP Kobe”.

Si pasojë ajo është duke paditur Departamentin e Sherifit të Los Angeles për shkelje të privatësisë dhe për neglizhencë. Vanessa thotë se oficerët kanë shpërndarë fotografi nga skena e aksidentit, duke përfshirë trupat e Gianna-s dhe Kobes.

Unë po e mbaja telefonin sepse po tentoja të kontaktoja me burrin tim dhe të gjitha ato mesazhe filluan të vinin në telefon duke thënë ‘pusho i qetë Kobe’. Jeta ime kurrë nuk do të jetë e njëjtë pa burrin dhe vajzën time.

Në muajin qershor u bë e ditur se familja e Kobe Bryant dhe ajo e viktimave të rrëzimit të helikopterit në kodrat e Calabasas në janar të vitit 2020, ku humbën jetën ylli i basketbollit të NBA-së, vajza e tij 13-vjeçe Gianna dhe 7 persona të tjerë, arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund procedurave ligjore kundër pilotit dhe kompanisë së avionit, siç raportohej nga mediat amerikane.

Një raport nga Autoriteti i Sigurisë së Transportit (NTSB) ia atribuoi aksidentin gabimit të pilotit, duke fajësuar gjithashtu kompaninë për shkeljet e politikës së sigurisë. “Island Express Helicopters”, të cilët vetë kishin paditur dy kontrollorë të trafikut ajror, kishin mohuar çdo përgjegjësi. Familjarët e viktimave, përfshirë Vanessa Bryant, e veja e yllit të Los Angeles Lakers, kishin paditur përfituesit e pilotit Ara Zobayan, i cili vdiq aksident dhe kompaninë që zotëron helikopterin, “Island Express Helicopters”.

Vanessa Bryant vendosi të padiste qarkun e Los Angeles, pasi disa agjentë morën fotografi të aksidentit pa leje dhe i përdorën për arsye personale. Tani është vetë qarku i Los Angeles që ka vendosur të kundërpërgjigjet duke kërkuar që bashkëshortja e Bryant t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik.

Rikujtojmë, gjithashtu se se Vanessa Bryant, e veja e basketbollistit të NBA-së së fundmi ka akuzuar kompaninë “Nike” për shitjen e atleteve për nder të vajzës së saj të ndjerë Gianna. Përmes një postimi në Instagrami, bashkëshortja e Kobe ka treguar se atletet nuk janë aprovuar për prodhim apo shitje dhe kontrata mes saj dhe kompanisë ka skaduar.