Celebrities Gossip Showbiz

“E vetmja gjë që nuk kam arritur…”, Heidi tregon ëndrrën e saj në sirtar!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Ditën e sotme Vëllai i Madh i ka vënë banorët përpara disa pyetjeve, të cilave duhet t’ju përgjigjen të gjithë. Pyetjes se cila është ëndrra e tyre në sirtar, Heidi i është përgjigjur:

E vetmja gjë që nuk kam arritur të bëj është se nuk kalova të bëhesha doktoresh nuk kalova te ajo shkolla e mjekësis nuk kisha mundësi se nuk kalova testin dhe pastaj Covidi këto jeta më ka cuar shumë larg atyre gjërave…

Romeo ka treguar mbrëmë se pëlqimi i tij për Heidin ka nisur që me hyrjen e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Gjatë një bisede me 4 finalistët e tjerë, Romeo tha se fillimisht ajo që ka pëlqyer te Heidi është buzëqeshja, duke shtuar se banorja i është dukur më ndryshe nga vajzat e tjera.