Celebrities Gossip Showbiz

Edhe kjo i kishte mbetur pa bërë, Kanye West blen platformën e mediave sociale, Parler!

Kanye West, reperi që tani njihet si Ye, pritet të blejë platformën e mediave sociale Parler. Blerja u bë e ditur nga Parler në një njoftim për shtyp, i cili tha se ka hyrë në një marrëveshje me Ye që pritet të mbyllet më vonë këtë vit. Ye tha në një deklaratë për shtyp:

Në një botë ku opinionet konservatore konsiderohen të diskutueshme, ne duhet të sigurohemi që të kemi të drejtën të shprehemi lirshëm.

‘Parlament Technologies’, kompania mëmë e Parler, tha se blerja do të ndihmonte në krijimin e një “ekosistemi të pa-anulueshëm ku të gjithë zërat janë të mirëpritur”. CEO i ‘Parlement Technologies’, George Farmer, tha:

Stafi aktual i Parler që keni njohur, me shumë prej të cilëve keni ndërvepruar do të vazhdojë të punojnë në aplikacion dhe platforma do të vazhdojë të përdorë shërbimet cloud të Dynascale.

Së fundmi injoranca e Kanye West arriti një nivel tjetër kur përmendi se George Floyd vdiq nga një mbidozë. Madje reperi komentoi se gjuri i ish-oficerit të policisë dhe tani i burgosur, Derek Chauvin, nuk e preku qafën e Floyd për ta vrarë. Komentet nga Kanye West shkaktuan zemërim në familjen e George Floyd dhe ata po analizojnë të padisin Ye për të ndaluar dezinformimin e tij.

Rikujtojmë, se gjiganti bankar amerikan JP Morgan Chase thuhet se i ka dhënë fund marrëdhënies me reperin dhe markën e tij Yeezy. Përmes një letre të postuar në Twitter banka informonte reperin për vendimin. Në letër thuhet se banka i ka dhënë afat deri më 21 nëntor për të transferuar biznesin e tij. Lëvizja e JP Morgan vjen pasi partneritetet e biznesit të West janë vënë nën një kontroll të shtuar.