Celebrities Gossip Showbiz

Efi Dhedhes zbulon nëse do të angazhohet në televizion këtë sezon të ri!

Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private. 

Me një vëmendje kaq të madhe padyshim që edhe ofertat për të kanë qenë të shumta. Ndër to edhe ftesat për të qenë pjesë e videoklipeve të artistëve të njohur, përmendim këtu Mozzik ku bukuroshja u shfaq si protagoniste në këngën ‘Fatkeqësi’ pas daljes së saj të parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë kësaj periudhe, Efi ka qenë tejet aktive me postime në rrjete sociale, por a do ta shohim vetëm kaq për një kohë të gjatë bukuroshen? Me anë të një ‘Ask-u’ në Instagram, një prej ndjekësve e ka pyetur nëse do të angazhohet në televizion dhe ajo është përgjigjur duke kërkuar mendimin e tyre nëse duan ta shohin në ekran apo jo.

Efi Dhedhes mesa duket qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se finalisten e ‘BBV’ do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar se çfarë i ka bashkuar dy bukuroshet.