Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ndajnë video-n më të ëmbël me rastin e 1- mujorit të vogëlushit të tyre!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama. Vogëlushi ka ardhur në jetë në datën 12 dhjetor e çifti na ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit të tyre, i cili është Trev, një emër mjaft i veçantë.

Tanimë është mbushur një vit që prej fillimit të lidhjes së Einxhel dhe Dagz brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 1’ dhe plot një muaj që kur djali i tyre mbushi 1 muaj jetë. Para disa orësh, bukuroshja ndau me ne një video me disa momente shumë të ëmbla gjatë ditëve të para të vogëlushit të tyre.

31 ditë dhe ne jemi gati për të tjera

Para pak ditësh Einxhel dhe Dagz kanë postuar foton e parë me djalin e tyre, duke uruar kështu të gjithë ndjekësit Vitin e Ri dhe duke shprehur falenderimet e tyre për urimet dhe bekimet që kanë marrë.