Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz postojnë foton e parë me djalin e tyre!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Ka vetëm disa ditë që vogëlushi i tyre ka ardhur në jetë dhe së fundmi Einxhel dhe Dagz kanë postuar foton e parë me djalin e tyre, duke uruar kështu të gjithë ndjekësit Vitin e Ri dhe duke shprehur falenderimet e tyre për urimet dhe bekimet që kanë marrë.

Çifti vendosur ta mbanin për pak kohë të fshehtë lindjen e djalit të tyre, pasi vogëlushi ka ardhur në jetë në datën 12 dhjetor. Einxhel dhe Dagz e kanë bërë publike ardhjen në jetë të djalit të tyre me anë të një video të postuar në Instagram disa ditë vonë dhe na kanë treguar se dita e lindjes ka qenë 12.12.2022. Gjithashtu çifti na ka treguar edhe emrin e vogëlushit të tyre, i cili është Trev dhe duket një emër mjaft i veçantë