Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/Neda Balluku dhe Alban Musa analizojnë lojën e finalistëve të “Big Brother Vip”!

Sot të ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishin ish-konkurrentja e “Big Brother”, Neda Balluku dhe moderatori Alban Musa për të na folur rreth finales së madhe së “Big Brother Vip” që është mbrëmjen e sotme. Si po pritet finalja e madhe sipas Nedës dhe Albanit?

Neda: Një mike e imja prej 20 vitesh më ka dërguar një mesazh ku më shkruan: ‘Neda, sonte në darkë kisha një ‘date’ dhe e anulova se u kujtova që është finalja e “BBV”.'(qesh)

Albani: Njerëzit janë duke bërë tifo, protesta.(qesh)

Kemi 4 finalistë, një notë për secilin banor?

Albani: Lojtar i mirëfilltë, i mirë që ka shfrytëzuar gjithçka për mua është Donaldi. I dyti vjen Iliri, mbase me një tjetër sjellje, më një formë tjetër komunikimi, ka luajtur fort dhe ka shfrytëzuar çdo element të këtij spektakli. Einxheli ka luajtur fort, ndër gocat më luftarake, ka shfrytëzuar gjithçka dhe është në vend të tretë si lojtare. Beniada është personazhi që ka luajtur më pak, ka përdorur faktin e një vajze pozitive, të bukur, një lloj hareje e shtëpisë por sa i përket lojës është e katërta. Kanë qenë të gjithë unik dhe kanë luftuar për të ecur por janë gjithmonë dy lider dhe ti si personazh duhet të kesh guxim të futesh te treshja.

Neda: Lojtari tipik këtë edicion është Iliri. Donaldi nuk është një lojtar, është hedhur i gjithi në atë që është ai, njerëzve ia ka fituar zemrën për njeriun që është, sa i përket lojës ka bërë gabime strategjike që Iliri nuk i ka bërë. Iliri që nga dita e parë ka mbajtur strategjinë e tij, ka ditur çfarë ka bërë. Sa i përket gocave, kam mbështetje për të dyja. Einxhel sepse besoj që është një personazh që ka bërë atë që pjesa më e madhe e vajzave në “Big Brother” nuk e kanë bërë. Një ftohtësi psikologjike që duhet të kesh për mos të dalë nga vetja. Iliri dhe Einxheli kanë ditur të mos dalin jashtë kontrollit. Beniada është fenomen për t’u studiuar, aty nuk të zë gjumi nga situatat që ndodhin dhe ajo thotë: “Mua më zë gjumi top”. Nuk ka stres, sepse ashtu e ka përceptuar, një familje e madhe që po bashkëjetojnë. Donaldi dhe Beniada i janë dhënë publikut për atë që janë. Aty ka patur 3 lidera, dy çunat dhe Einxheli, nuk ka qenë ushtare.