Celebrities Fashion Live From Tirana Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/Niko Komani zbulon emrin e VIP-it që eksperimenton me veshjet dhe jo vetëm!

Sot i ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte stilisti i njohur Niko Komani. Disa ditë më parë Niko postoi disa foto të tij, me një paraqitje e cila vlen të theksojmë se u bë menjëherë virale. Veshja e Nikos paraqiste një anë feminile, që ndoshta jo çdokush e ka pritur mirë. Për më shumë zbuloni duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, kush personazh sipas Nikos në botën e showbiz-it eksperimenton me veshjet?

Dihet që Altuna Sejdiu dhe Ronela Hajati por edhe Dafina Zeqiri. Atë e shohim nga një klip me një bluze me lateks të kuq, në një tjetër videoklip ku duket më ‘casual’. Historikisht kam menduar se ajo vajzë guxon, ajo ka shumë stil dhe ato burojnë nga diku. Nuk ka diçka që bën Dafina dhe njerëzit nuk e pëlqejnë. 

Ndërkaq, sipas Nikos a duhet të kenë gjini veshjet?

Veshja duhet të ketë gjini. Nga veshja që unë bëra di të them thjesht që njerëzit do presin akoma edhe më shumë nga ajo që panë. E kam bërë sepse doja që këtë sezon të luaja me disa brand-e që ishin në listën time por në të vërtetë mendoj se nuk ekziston gjini tek njerëzit në showbiz në veshjet e tyre. Unë ironizoj edhe imazhin tim, kam thënë mund të veshim reçipeta apo të brendshme mbi veshjet dhe ato kanë dalë në mode, e kam menduar të thyejmë tabunë. Artisti njëherë duhet ta bëjë tek vetja vet pastaj ta prezantoj diku. Unë kam veshur një fund skocez në një performancë në “Dancing with the Stars” dhe jam ndierë në siklet, nuk kam pas ndërmend t’i them jo asaj veshjeje por nuk dija si të veproja me këmbët e mia.(qesh) Unë jam rritur në një familje që më kanë thënë ‘jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë’. Ndonjëherë iu dukem njerëzve si mendjemadh por thjesht shoh punën time. 

Çfarë do të veshë Ronela në ‘Eurovision’? Niko zbulon:

Ronela ra në kurthin tim. Kemi 4 veshje të realizuara, është një punë e madhe.