Celebrities Showbiz

Elhaida Dani mbyll me sukses një tjetër shfaqje nga turi i “Notre Dame de Paris”!

Elhaida Dani me “Zanin” e saj arriti të korrte suksesin e dëshiruar brenda një periudhe shumë të shkurtër. Në muajin shtator të vitit të kaluar, Elhaida pulikoi albumin e saj të titulluar “ZanIN“, me të cilin ajo kishte kohë që punonte.

Albumi, i cili është i përbërë nga 5 këngë, nuk u prit mirë vetëm nga publiku, por gjithashtu edhe nga kolegët e saj. Artistja e njohur u shpreh se në këto projekte muzikore ka dhënë të gjithë shpirtin dhe ka dashur që të vijë 100% shqip.

Megjithatë, pas publikimit të albumit në shtator, Elhaida nuk solli më projekte të tjera dhe as nuk paralajmëroi se do të punonte në këngë të reja. Pra, me çfarë po merret artistja tani?

Fillimisht Elhaida nuk ka pushuar në asnjë moment dhe është gjithmonë pranë pasionit të saj të zjarrtë, muzikës. Së fundmi këngëtarja ndodhej në Tajvan ku dhe po performonte shfaqjen “Notre Dame de Paris” në rolin e Esmeraldës.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Elhaida ka falenderuar të gjithë publikun atje për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhuruar asaj dhe gjithë trupës. Gjithashtu ajo bëri të ditur dhe se shumë pak ka mbetur nga ky tur i “Notre Dame de Paris”, më saktësisht edhe dy javë.

Taipei ishte aq mbresëlënës sa më kujtohej. Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen. Kush do të vijë në Pingtung & Kaohsiung? Nuk mund të më besohet që kanë mbetur vetëm dy javë nga ky tur. Shihemi së shpejti.