Celebrities Gossip Showbiz

Era Istrefi ‘thumbon’ Don Xhonin në këngën më të re?

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohësh bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme.

Një nga bashkëpunimet e saj më të suksesshme padyshim është ai me Don Xhonin, ku për një kohë në media dyshja u përfolën se ishin në një lidhje romantike edhe pse nuk u pranua apo mohua asnjëherë nga ana e tyre. Reperi para vetëm disa ditësh publikoi projektin e tij më të fundit muzikor ku dhe pranoi rikthimin me ish- partneren e tij, modelen ruse Ariana. E në këngën më të të fundit të Erës, një pjesë e tekstit na duket si një dedikim për Don Xhonin. Kjo pasi një nga hitet e artistit është ‘Katile’ dhe në këngën e bukuroshes thuhet:

Jam bërë katile për ty, tani mundesh veç mem kujtu 

@eraistrefl

a esht nje kunj per Don Xhonin? #keşfet #kosovo #fypage #bonbon #fypシ゚viral #albania #idiot #fypforyou #eraistrefi #fyp #nicera

♬ orijinal ses – Era istrefi

Dueti i dyshes, “Hala” është publikuar 8 muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në ditët e para të publikimit e deri më tani që numëron mbi 57 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Një bashkëpunim të cilin, Don Xhoni e ka cilësuar si më të suksesshmin pasi klikimet e këtij projekti vazhdojnë të rriten, duke thyer ende rekorde.