Celebrities Gossip Showbiz

Erdhi momenti që mbreti Charles III të ndëshkojë Princ Harry dhe Meghan Markle!

Së fundmi mbreti Charles III vendosi të ndëshkojë djalin dhe nusen e tij duke i dëbuar ata nga shtëpia e tyre në Londër. Pak orë pas daljes në treg të librit “Spare”, Buckingham nisi procedurat për dëbimin e çiftit nga shtëpia që mbretëresha e ndjerë Elizabeth ia kishte bërë dhuratë për martesë. Kjo është një pronë me dhjetë dhoma në total, e vendosur në një nga rezidencat kryesore e të Princit William dhe dukeshës Kate Middleton.

Ajo iu nënshtrua një rinovimi prej shumë milionë paundësh në 2018-2019 përpara se Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, të transferoheshin. Sipas gazetës britanike “The Sun”, Harry dhe Meghan tashmë kanë zgjedhur të jetojnë në Florida të SHBA-ve, gjë që shkaktoi pakënaqësinë e fortë te mbreti Charles. Në fakt, ka pasur shumë raportime, sipas të cilave, ky vendim është marrë nga Meghan dhe jo nga Harry.

Rikujtojmë, se së fundmi Charles ka filluar të bëjë një ndryshim në Sandringham, duke lënë gjurmë në pronat e Norfolk për herë të parë që nga vdekja e Mbretëreshës në shtator.  Princi ka zgjedhur anën perëndimore të Shtëpisë Sandringham, të cilën e ka kthyer në një kopsht. Ndryshimi i ri do të përmirësojë biodiversitetin e zonës. Në muajin maj Charles do të kurorëzohet mbret dhe gruaja e tij Camilla do të kurorëzohet gjithashtu.

Ceremonia historike do të zhvillohet në Westminster Abbey më 6 maj. Kurorëzimi i Madhërisë së Tij dhe Camilla do të bëhet në Westminster Abbey të shtunën më 6 maj 2023. Ceremonia do të kryhet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t. Ceremonia do të pasqyrojë rolin e monarkut dhe vizionin e tij për të ardhmen, duke u rrënjosur në traditat e vjetra. Nuk është konfirmuar se cilën kurorë Camilla do të mbajë në ceremoni.