Celebrities Gossip Showbiz

Është autori i tekstit të këngës së saj, Yll Limani ka dy fjalë për Nora Istrefin!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Pas bashkëpunimit që rezultoi shumë i suksesshëm me Shkurte Gashin dhe Bardhin ‘Mama Mia’, bukuroshja nuk vonoi gjatë, por na surprizoi me një projekt të ri shumë shpejt. Këtë e bëri me dije vetë artistja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

E teksa vetëm mbrëmjen e djeshme, Nora publikoi ‘Ciao’ me tekst të shkruar nga Yll Limani dedikuar dashurisë së humbur e ky i fundit si autor i tekstit ka dy fjalë për këtë projekt.

E shkruajta këtë këngë për Norën. Kaq super! 

Një video që artisti ka postuar në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet duke dëgjuar një ‘copëz’ nga kënga e tij më e re që edhe pse nuk është publikuar ende ka arritur të bëhet virale në TikTok pasi shumë përdorues të kësaj platforme kanë krijuar video me të. Por, ajo që e bën pritjen edhe më emocionuese të këtij projekti është se do të jetë në bashkëpunim me producentin e njohur Flori Mumajesi, i cili po bën një rikthim në tregun muzikor pas një periudhe të gjatë pauze.