Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.
Pas bashkëpunimit që rezultoi shumë i suksesshëm me Shkurte Gashin dhe Bardhin ‘Mama Mia’ duket se bukuroshja nuk do të vonojë gjatë, por do të na surprizojë me një projekt të ri shumë shpejt. Këtë e ka bërë me dije vetë artistja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet shumë seksi e veshur me një kostum ngjyrë lejla që duket të jetë një nga ‘look-et’ e saj në videoklip. Krahas Nora na ka zbuluar dhe titullin e surprizës së saj që është ‘Ciao’ dhe një pjesëz të shkurtër nga teksti.
Aman mos ma përmend sa më do, Aman… Më shpejt nga sa mendoni! Ciao
https://www.instagram.com/p/CivcG5mrbOA/?utm_source=ig_web_copy_link
Këtë sezon veror, artistët tanë u siguruan që të sillnin këngë verore që u dëgjuan kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.
Pak muaj më parë reperi i njohur Bardhi erdhi me një super bashkëpunim me dy këngëtare shumë të njohura dhe të dashura për publikun Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi. ‘Mama Mia’ është surpriza e tre artistëve që ka rezultuar një sukses i vërtetë.