Celebrities Gossip Showbiz

“Është për ndonjë ish tjetër…”, Krist Aliaj flet për këngën e re të Keisi Medinit!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Krist Aliaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” dhe ka treguar shumë rreht marrëdhënies së tij me ish-banorët e tjerë të “BBV2” dhe çfarë ka ndodhur me historinë e tij dhe të Keisi Medinin.

Pse u interpretua kënga se ishte për ty?

Nuk e kam dëgjuar me vëmendje po e kam dëgjuar nga burimet se ishte “diss” ajo ‘bye bye’, kam qenë i sinqertë kur thash që nuk më intereson nuk më intereson, nuk bëj lojra, mund të jetë për shumë çuna nuk e di nëse eshtë për mua apo për ndonjë ish tjetër…

Mund të jetë për Lorencin?

ahaahaha nuk e di

Së fundmi Krist Aliaj dhe Ronaldo Sharka kanë darkuar me disa miq të tyre e këtë na e kanë treguar me disa postime në Instastory. Por jo vetëm kaq, një vajzë bjonde misterioze ka qenë më afër Kristit se të tjerët dhe këtë Ronaldo nuk mund të mos e ndante me ndjekësit dhe ka postuar një video duke i ngacmuar ata të dy dhe duke e vendosur Kristin në siklet ndërkohë që vajza nuk pranon të tregoj fytyrën.