Showbiz

Eva Mendes tregon përse i editon fotot me photoshop

Aktorja e famshme Eva Mendes së fundmi i është përgjigjur një komenti në rrjetet sociale ku një fanse e komplimenton për pamjen.

Ajo u shpreh se nuk është asnjëherë kaq e bukur dhe perfekte dhe se fotot se saj shpeshherë janë të edituara si pjesë e fushatave të ndryshme me markat të cilat bashkëpunon.

“Dua që të gjitha femrat ta dinë se kjo foto është e edituar. Nuk dukem gjithmonë kështu dhe dua të dini se kam probleme me ushqimin, probleme me të cilat përballem çdo ditë. Përpiqem të tregoj kujdes me gjërat që postoj sepse nuk dua të ndihet askush keq. Kujdesem shumë për pamjen time në mënyrë që të jem një shembull i mirë dhe kjo më merr shumë kohë” -tha 46-vjeçarja.

Eva gjithashtu u pyet përse nuk shfaq kurrë foto me bashkëshortin Ryan Gosling dhe fëmijët por ajo u shpreh se familja e saj është e shenjtë dhe këtë pjesë të jetës së saj do ta mbajë gjithmonë private.