Celebrities Gossip Showbiz

Fansat e Adele janë të bindur që këngëtarja është martuar pasi panë këtë detaj në shtëpinë e saj!

Këngëtarja e famshme Adele dhe partneri i saj Rich Paul mund të jenë martuar. Kështu të paktën mendojnë fansat që kanë vënë re një detaj të vogël në një postim të Adele-s në “Instagram”. Ajo fitoi çmimin “Emmy” për koncertin e saj televiziv, “Adele: One Night Only” dhe publikoi një foto të kupës mbi tavolinën e saj. Të gjithëve u mbetën sytë te loja e personalizuar me shkrimin “The Paul’s.

Kjo ka mjaftuar që fansat të dyshojnë se ata janë martuar në fshehtësi, megjithëse nuk kemi asnjë reagim nga dyshja. Më herët Adele ka folur për planet e saj familjare dhe marrëdhënien me partnerin Rich Paul në “Desert Island Discs” të BBC Sounds. Artistja i rrëfeu prezantueses Lauren Laverne se do të dëshironte të kishte më shumë fëmijë për t’i dhënë djalit të saj 9-vjeçar, Angelo, shumë vëllezër dhe motra. Ajo ka shprehur se:

Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Jam e fiksuar pas tij. Unë patjetër dua më shumë fëmijë. Një jetë e qëndrueshme më ndihmon me muzikën time. Por tani, gjithçka që kam në trurin tim është Las Vegas.

Adele është një nga yjet më të njohur të muzikës në mbarë botën, me këngët e saj që dëgjohen nga fansat pavarësisht nga gjuha. Ngritja e Adele në karrierë filloi në vitin 2009 me publikimin e albumit të saj të parë në studio “19”, i cili shiti mbi 2.2 milion kopje në muajt e parë dhe me të erdhën edhe çmimet e saj të parë Grammy. Adele ka shitur mbi 100 milionë disqe në mbarë botën.

Në vitin 2011, artistja kishte një vlerë neto prej 20 milionë dollarësh dhe vetëm dy vjet më vonë ajo kishte një vlerë neto prej 50 milionë dollarësh, të cilën e dyfishoi deri në vitin 2016, kur arriti shifrën prej 100 milionë dollarësh. Adele ka një vlerë neto prej rreth 220 milionë dollarësh sipas faqeve të ndryshme të internetit të specializuara.