Celebrities Gossip Showbiz

Fansat e këngëtares dyshojnë! “Je anormale”, këtë frazë në këngën e re të Donaldit e keni dëgjuar edhe më parë te Trixa…

Donaldi vetëm disa ditë më parë publikoi këngën e tij solo të titulluar “Nuk je”. Teksti i këngës është shumë i ndjerë dhe flet për një dashuri të mbaruar, ku një prej partnerëve e ka lënduar shumë tjetrin, i cili vazhdon e dashuron. Siç thotë dhe një pjesë e këngës: “Ti ke dit veç me m’thy…” Projekti më i ri i Donaldit ka prekur zemrat e dëgjuesve duke arritur të rezultojë kështu shumë i suksesshëm.

Megjithatë aktori ka vendosur që të mos e lë me kaq. Postimi i fundit i Elgit Dodës në InstaStory padyshim që ka tërhequr të gjithë vëmendjen e fansave. Elgiti ka ndarë një postim nga studioja muzikore, duke paralajmëruar një projekt të ri. Ai ka etiketuar vëllezërit Veshaj, duke nënkuptuar kështu se bëhet fjalë për një duet me ta.

E vetëm pak ditë më parë, aktori ka shpërndarë një video ku duken të tre së bashku teksa na kanë treguar një sekuencë të shkurtër nga kënga dhe titullin e surprizës së tyre që është ‘Picasso’. Mirëpo, në një video të publikuar nga ndjekësit e Trixa-s, duket se kanë kapur një detaj mjaft interesant. Bëhet fjalë për një frazë në këngën e re, ku thuhet “Je anormale”, teksa kjo mund t’ju duket familjare. Më parë, gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘BBV’, aktori i është drejtuar Trixa-s duke i thënë ‘Je anormale’.

Epo, derisa të flasë Donaldi ne nuk kemi se çfarë të themi më…

https://www.tiktok.com/@beatrix_fanss/video/7082063558233558278?lang=en

Artistët nuk na kanë zbuluar ende një datë publikimi, megjithatë dimë se projekti i tyre do të vijë shumë shpejt.