Fansat e ‘neveritur’ nga dhëmbët e Johnny Depp në Festivalin e Filmit në Kanë!

Johnny Depp ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Kanë, por nuk ishte vetëm performanca e tij në filmin “Jeanne du Barry” që i bëri njerëzit të flisnin. Fotot e aktorit kontrovers duke ecur në tapetin e kuq të martën pushtuan shpejt rrjetin, ku fansat u  fokusuan tek dhëmbët e tij të prishur. Disa nga komentet e njerëzve ishin:

Dhëmbët e Johnny Depp fjalë për fjalë po kalben.

Pse duhet të shoh fotografi nga afër të dhëmbëve të Johnny Depp kundër dëshirës sime?

Johnny Depp duket sikur i ka lyer dhëmbët me bojë të zezë.

Pasi pashë dhëmbët e Johnny Depp në këto foto, më prishi humorin.

Pavarësisht komenteve, Johnny Depp pati sukses me performancën e tij në “Jeanne du Barry”. Pas premierës së dramës së tij biografike franceze, aktori mori një ovacion prej shtatë minutash. Depp mezi mbajti lotët ndërsa të pranishmit shpërthyen në brohoritje për performancën e tij si Mbreti Louis XV. Megjithatë jo të gjithë ishin aq të kënaqur me praninë e Depp në festivalin francez.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” ka mbetur jashtë syve të publikut që kur fitoi gjyqin e tij shumë të përfolur për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, e cila e akuzoi atë për abuzim. Mikja e vjetër e Heard, gazetarja Eve Barlow, protestoi për përfshirjen e tij në festival, duke thënë se organizatorët “po mbështesin përdhunuesit dhe abuzuesit”. Fatmirësisht për Barlow, Depp thotë se nuk ka ndërmend të kthehet në Hollywood pasi u përjashtua mes betejës së tij ligjore. Në një konferencë për shyp, ai u tha gazetarëve:

A ndihem i bojkotuar tani? Jo, aspak. Por nuk ndihem i bojkotuar, sepse nuk mendoj për Hollywood-in. Nuk ndjej shumë nevojë për Hollywood-in.