Celebrities Gossip Showbiz

Fifi apo Adis Patushi? Ja cili prej tyre ka nënkuptuar pjesëmarrjen në “BBV3”!

“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende asgjë nuk është e sigurt. Së fundmi është partneri i Fifit, Adis Patushi, i cili ka trazuar rrjetin me një postim në Instastory, ku ka postuar logon e “BBV3” dhe ka nënkuptuar me anë të shkrimit se do të jetë pjesë e “BBV3”. Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo është thjeshtë një postim për të marrë vëmendjen e publikut. Kujtojmë se Fifi ka qenë pjesë e “BBV1” përpara lidhjes së saj me Adisin dhe asokohe  ka pasur shumë  vëmendjen e publikut.

Shihemi së shpejti

Deri më tani me anë të një video të postuar në faqen zyrtare të Instagramit të “BBV3” është zbuluar se ky sezon do të moderohet nga Ledion Liço. Këtë e ka konfirmuar edhe Sara Hoxha në intervistën e saj në “Më lër të flas”, ku edhe ka zbuluar disa foto dhe detaje ekskluzive nga shtëpia e “BBV3”.  Ditën e djeshme janë konfirmuar opinionistët e këtij sezoni. Edhe pse pas përfundimit të sezonit të kaluar, ai u shpreh se nuk do të jetë më pjesë, për herën e tretë Arbër Hajdari do të jetë përsëri opinionist në “BBV3”. U shkëput nga televizioni, pasi u zgjodh deputete, tashmë Oriela Nebiaj rikthehet në ekran e këtë herë jo si moderatore, por si opinioniste në “BBV3”.