Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Filmi ku Capital T do të jetë aktor, reperi tregon ekskluzivisht për TAR çdo detaj!

Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

I ftuar pak më parë në ‘Pardon My French’, Capital T tregoi shumëçka, por ajo që e ka bërë të jetë në qendër të portaleve ditëve të fundit ka qenë pikërisht roli i tij si aktor në një film që do të shfaqet ndërkombëtarisht me emra të njohur si Dakota Johnson, reperi tregoi detajet ekskluzivisht për TAR.

Do jetë Dakota Johnson. Jam i vetmi aktor shqiptar. Në këtë kast ka ndodhur shumë spontanisht që më kanë kërkuar rolin. Më kanë kërkuar një ‘videotape’ dhe i ka pëlqyer si kam luajtur dhe më kanë pranuar. Është projekt super i madh i ‘Universal Picture’. Premiera do jetë në të gjithë botën edhe në Netflix.

Por, pasi filmi të jetë i gatshëm për publikun dhe Kapo do të duhet të dalë në tapetin e kuq, si do të shkojë ai, i shoqëruar apo vetëm? Pyetjes pak ngacmuese të Elonës dhe Jonidës, reperi ju përgjigj:

Nuk e di si do jem deri atëherë se ka kohë deri sa të bëhet filmi.