Celebrities Gossip Showbiz

Fjolla Morina shpërthen në rrjete sociale, çfarë ka ndodhur këtë herë?

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka.

Edhe pse prej kohësh të ndarë, ‘thumbat’ në rrjete sociale mes tyre vazhduan për një kohë të gjatë. Nuk dihet nëse më i fundit ka të bëjë me ish-partnerin e saj, por gjasat janë të jetë kështu. Me anë të një serie Instastory-sh, bukuroshja ka shkruar disa fjalë të cilat duken si një sulm i drejtpërdrejt.

Në qoftë se më urren, më urre vetëm. Mos u sill vërdallë duke gënjyer për mua, për të bindur njerëz të tjerë, që ata të më urrejnë bashkë me ty. Ato që urrejnë kanë nevojë për aleatë se nuk iu plotësohet ndryshe egoja e sëmurë e ligësisë. A doni të kuptoni se kush ka qenë i preri në besë, të shihni fytyrën e tij miqtë e mi dhe që unë nuk kam qenë në gjendje jo të mirë nga shëndeti dhe fëmija im.

Ky reagim duket të ketë ardhur menjëherë pasi i pyetur në një bisedë online nga ndjekësit, ish- partneri i saj kur u pyet për Fjollën u shpreh duke u bërë sikur nuk e njeh.

Epo, edhe kaq kohë pas ndarjes duket se ‘lufta’ mes tyre nuk ka ndërmend të përfundojë…