Celebrities Live From Tirana

Fjorentina Halili për “Big Brother VIP”: “Iliri po ia fut shokut, Monika nuk ka artikulim”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ish-konkurrentja finaliste e “Big Brother 9”, Fjorentina Halili. Çfarë note do t’i vendoste këtij edicioni të “Big Brother VIP” Fjorentina dhe cila ka qenë strategjia e saj kur ishte vet pjesë e lojës?

Notën 20. Më ka pëlqyer, më ka shtyrë kurioziteti për t’i parë. Kur kam dalë nga “Big Brother” kam thënë se nuk do ta shoh më kurrë por që jo nuk më le mola(qesh). Unë nuk kisha strategji, unë atje i kam bërë të gjitha duke filluar nga xhelozia, dashuria, nga buka.(qesh). Atje duhet të ishe gjatë gjithë kohës në vëmendje dhe partneri im kishte tjetër strategji, të ngacmohej me femra(qesh). Unë e përdora pak këtë pjesën e xhelozisë. Nga dashuria e kam krahasuar gjithmonë veten me Fifin. Kam qarë kur kam qenë e prekur, kur jam ofenduar. Unë kam një gjë që kur më ofendojnë jashtë i rrah, atje kafshoja gjuhën, numëroja dhe qetësohesha.(qesh) Jashtë unë diskutoj me ty dhe them ika ndërsa atje e ke personin 24 orë përballë dhe do nuk do aty do të përplasesh.

Krahasimi i edicioneve sipas Halilit?

Të ndryshonin të bërtiturat. Këtë vit ka shumë, edhe ne ziheshim por kërkonim nai falje. Unë kam luajtur por kam luajtur pastër. Unë e simpatizoja shumë Ilirin por më këto gjërat e fundit po loz pak keq, me të futur shokut. Sa për lojë tamam as andej as këndej më pëlqen shumë Arjola. E kam thënë që për mua Arjola do të ishte idealja për ta fituar. Përveç se është një nënë më 3 fëmijë dhe unë jam shumë feministe, ajo ka treguar një ekuilibër shumë të mirë, ka folur aty ku duhet edhe në debate. Është korrekte, nuk është e thënë të bësh debate për të ecur përpara.

Banori që do të donte të nominonte Fjorentina?

Monikën e kisha shumë qejf sepse u fuste në atë botën e të rinjve po këtë periudhë ia ka futur kot. Nuk ka fare artikulim, nuk e kupton çfarë thotë. Madje as Arbana vet nuk e ka kuptuar në disa situata. Sara më duket palidhje fare aty brenda, nuk është aktive, televizioni nuk është për të, është për Instagram. Ajo mundohet në mënyrën e vet si e brishtë për të qëndruar sa më gjatë, më dy llafe më shumë me Dj PM. Dj PM është vullkan kurse Sara është një vajzë që po shfrytëzon pjesën e marrëdhënies që kushedi ku e nxjerr por edhe për pjesën që të qëndroj sa më gjatë në shtëpinë e “Big Brother”.

Cunat që e tërheqin këtë edicion Fjorin?

Dj PM më pëlqen faktikisht. 

Kujt banori do t’i jepte këshillë Halili?

Fifi vazhdo kështu siç je vetëm hiq xhelozinë. Atë pjesën e vet territoriale. Edhe unë jam si Fifi.(qesh) Kam përshtypjen që do të hapet më shumë me banorët. 

Banori që ka paragjykuar më shumë Fjorentina?

Semi me dramat e saj. Kur merr përsipër të futesh në një lojë i harron sëmundjet dhe problemet. Përderisa ke marrë përsipër të shkosh në mënyrë apsolute nuk duhet të bësh drama. Të gjithë vuajmë nga ankthi. Unë po të isha me ilaçe si ajo nuk do të futesha sepse do të sëmurja veten time.