Aktualitet Celebrities

Flet miku i Michael Schumacher: “Ai mbijetoi falë bashkëshortes së tij”!

Së fundmi disa detaje të reja kanë dalur në dritë për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher. Miku i tij dhe ish-CEO në Ferrari, ka parashikuar që legjenda e F1 me siguri do të përmirësohet, pasi ai e ka vizituar rregullisht gjatë 12 muajve të fundit. Misteri ende rrethon gjendjen e Schumacher, pasi ai pësoi dëmtime të rënda në kokë në një aksident me ski në Alpet Zvicerane në 2013-ën.

Familja e tij e ka mbajtur shumë të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore, me përditësime jashtëzakonisht të rralla. Sidoqoftë, një njeri që ka ofruar pjesë të informacionit për publikun është pikërisht Jean Todt, ish-shefi i Schumacher në Ferrari dhe kreu aktual i FIA -s.

Todt u shpreh se Michael Schumacher do të përmirësohet, po me ritme të ngadalta. Ai u shpreh në intervistën e fundit për “Bild” se:

Kam kaluar shumë kohë me bashkëshorten e tij, Corinna-n që kur Michael u aksidentua më 29 dhjetor 2013. Ajo është një grua e mrekullueshme dhe tashmë drejton familjen. Ndodhi papritur dhe ajo nuk kishte zgjidhje. Por Corinna e bën këtë shumë mirë. Unë i besoj asaj dhe ajo më beson mua. Falë punës së mjekëve dhe bashkëpunimit të Corinna-s, ai mbijetoi.

Ndërkaq, rikujtojmë se dokumentari i Netflix mbi pilotin ikonik të “Formula 1”,  do të publikohet më 15 Shtator dhe aktualisht është lançuar traileri, i cili tregon se dokumentari do të përmbajë edhe disa intervista ekskluzive dhe pamje të rralla të tij. Traileri u publikua në 30 vjetorin e debutimit të Schumacher-it në F1 në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 1991 dhe përfshinte mesazhe nga disa njerëz të afërt me të.