Aktualitet

Fluks hyrjesh në Qafë-Thanë, mbi 870 mijë të huaj hynë në Shqipëri vetëm në qershor!

Sipas informacioneve ky fluks udhëtarësh ka ardhur si shkak i hyrjeve të shumta në republikën e Shqipërisë kryesisht të të huajve të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë.

Aktualisht sipas autoriteteve doganore po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërkohë që pritjet e udhëtarëve zgjasin deri në 40 minuta.

Gjatë 24 orëve të fundit në Qafë Thanë, kanë hyrë 3313 dhe kanë dalë 2599 shtetas ndërkohë që shifrat e fundit janë edhe më të larta.

Pothuajse 200 000 qytetarë grekë vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti duke qenë pjesë e më shumë se 2,5 milionë shtetasve të huaj që vizituan vendin ballkanik deri në fund të qershorit 2022, shkruan gazeta e njohur greke ”Kathimerini”.

”Shifra e përgjithshme e mbërritjeve është 51,3% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021”, tha në një raport Instituti i Statistikave të vendit (INSTAT). Vetëm në qershor, 876 056 vizitorë të huaj mbërritën në vend, një rritje prej 45% nga viti në vit”, shton gazeta.

”Rritja më e madhe në bazë vjetore është regjistruar për shtetasit grekë, në masën 410%, pasi 199 943 prej tyre kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-qershor të këtij viti, pas kufizimeve të vitit të kaluar nga Covid-19”, përfundon ajo.