Gossip Showbiz

Gigi Hadid dhe Zayn Malik realizojnë tatuazhin ‘matchy-matchy’ dedikuar vajzës së tyre

Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të kaluar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid.

Së fundmi Gigi ka dhënë një intervistë për “Vogue” ku ka rrëfyer si shkoi lindja për të dhe gjithçka që nuk kemi ditur deri më sot.

Gigi ka treguar se në procesin e lindjes ka qenë e pranishme nëna e saj, motra, një mami dhe një asistente. Ajo e ka përshkruar këtë eksperiencë si një çmenduri të vërtetë dhe ka shpjeguar me detaje se si erdhi në jetë e vogla.

Një moment po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por mamia më pa dhe më tha: Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë, kështu që duhet të shtysh njësoj si në një shtrat spitali, rrëfeu Gigi. Modelja tregoi se procesi i lindjes ishte i dhimbshëm sa nuk e kishte ndjerë fare lindjen e së voglës.

Ndërkohë, në një video të realizuar së fundmi për “Vogue”,  teksa Gigi përhap make up-in në fytyrë, fansat kanë vënë re një tatuazh të veçantë në krahun e saj.

Të njëjtin tatuazh e ka dhe Zayn, ndërsa “People” dhe “Cosmopolitan” shkruajnë se ky tatuazh është emri i vajzës së tyre, i shkruar në arabisht.

Pra, ky është tatuazhi i parë “matchy-matchy” i çiftit, dedikuar vogëlushes së tyre Khai.