Celebrities Gossip Showbiz

Gisele Bundchen zgjedh mënyrën më të bukur që të kalojë kohën me vajzën e saj!

Tom Brady dhe Gisele Bundchen ishin padyshim një nga çiftet më të njohur dhe më të dashur në Shtetet e Bashkuara gjatë dekadës së fundit. Megjithatë, “asgjë nuk zgjat përgjithmonë” siç thonë ata dhe pas 13 vitesh martesë, ata njoftuan divorcin në tetor të 2022-shit. Divorci nuk ka qenë i lehtë për supermodelen braziliane dhe në një intervistë të fundit për revistën Vogue, ajo foli gjatë se sa e vështirë ishte ndarja. Por së fundmi modelja dhe vajza e saj Vivian janë fotografuar së bashku duke dalë nga palestra në Miami, Florida.

Palestra në të cilën ndodhen është një nga vendet ku modelja dhe vajza e saj shkojnë më shpesh duke qenë se janë adhuruese të disiplinës së arteve marciale. Gisele filloi të praktikonte xhudon në vitin 2021 dhe që atëherë ajo ndjek rregullisht çdo seancë. Në nëntor, Gisele foli për revistën Dust për atë që i pëlqen në disiplinën e arteve marciale, duke thënë:

Unë u interesova shumë për filozofinë. Ndihesha shumë në përputhje me atë që besoj dhe kërkoj në jetën time, dhe se si unë kam një rrugë për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë versioni më i mirë i vetes.

Joaquim Valente, i cili gjithashtu u pa duke dalë nga palestër me dyshen nënë dhe bijë, u përfol se ishte në lidhje me supermodelen në nëntor pasi u pa disa herë me të. Bündchen që atëherë i ka mohuar raportet pavarësisht se instruktori ishte i afërt me familjen. Joaquim u njoh për herë të parë me ta në vitin 2021 kur filloi stërvitjen  me modelen dhe djalin më të madh të Tom Brady, Benin.