Aktualitet Celebrities

Gjendet e vdekur në apartamentin e saj, 73-vjeçarja Ivana Trump!

Ivana Trump, 73 vjeç është gjendur e vdekur në apartamentin e saj në Manhattan. Familja është shprehur e pikëlluar për këtë humbje: “Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme , një forcë në biznes, një atlete e nivelit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë e mike e kujdesshme”.

Lajmi për vdekjen e gruas së parë të Donald Trump u shpërnda nga ABC News. Trump, gruaja e parë e ish-presidentit Donald Trump, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Nju Jork, ku vdekja e saj thuhet se ishte pasojë e shkaqeve natyrore.

Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo u largua nga komunizmi dhe e përqafoi këtë vend. Ajo i mësoi fëmijët e saj si të jenë të guximshëm, i mësoi dhembshurinë dhe vendosmërinë. Ajo do t’i mungojë shumë nënës së saj, tre fëmijëve dhe dhjetë nipërve e mbesave.