Bota Lajmet e fundit

Gjendet pas 24 orësh gazetarja e guximshme që doli live në televizion me pankartë kundër luftës/ Tregon tmerrin pas 14 orëve në pyetje

Një protestuese arriti të futej brenda në studion e televizionit të një kanali rus me një pankartë kundër luftës në Ukrainë. Brenda saj shkruhej : “Ata po ju gënjejnë”.

E gjithë skena ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në Channel One të Rusisë, ku protestuesja Marina Ovsyannikova i quajti ngjarjet në Ukrainë një “krim”.

Pas ngjarjes që bëri jehonë në media, Ovsyannikova, ajo u arrestua menjëherë. Fillimisht u tha se askush nuk mund të komunikonte me të dhe se ishte zhdukur, por pas disa orësh avokati i saj publikoi video nga gjykata ku ndodheshin.

Gazetarja 44-vjeçe tashmë është liruar, ndërsa u gjobit me 257 euro.

Marco Imarisio bashkëshorti i saj i cili punon për “Russia Today”, i pyetur nga mediat nëse kishte folur me Marinën ai tha “Mirupafshim” në mënyrë lakonike.