Celebrities Film & Tv Showbiz

Gjithçka që duhet të dimë për sezonin e dytë të “Wednesday” që pritet të vijë shumë shpejt…

Seriali i njohur “Wednesday” do të rikthehet sërish për një sezon të dytë, pas disa vonesave të lidhura me grevat, duket se gjërat më në fund po shkojnë në rrugën e duhur. Sezoni i parë i “Wednesday” paraqiste një përzierje tregimesh për heroinën e familjes Addams. Ajo shkoi në një shkollë të re për të dëbuarit, Nevermore Academy, u përfshi në një trekëndësh dashurie midis Tyler (Hunter Doohan) dhe Xavier (Percy Hynes White) dhe hetoi një mister vrasjeje.

Seriali u nomiinua për shumë çmime të mëdha, duke përfshirë nominimet në Emmy Awards 2023 për rolin kryesor të Ortega-s, regjisorin Tim Burton dhe seritë e jashtëzakonshme komedi. Ja çfarë duhet të dimë për sezonin e dytë të tij.

Ortega ka marrë edhe titullin si producente në sezonin e dytë. Në intervistën e saj për Variety me Elle Fanning të “The Great”, ajo tregoi më shumë detaje në lidhje me angazhimin e saj në prodhimin e serialit.

Me një personazh si ai i Wednesday, e cila është kaq e dashur, nuk doja të gaboja. Kështu që u përpoqa të bëja sa më shumë biseda të ishte e mundur. Në xhirime, me shkrimtarët dhe Tim Burton. Ne do të vendosnim se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Në përgatitje për një sezon të dytë, ne donim të siguroheshim  që të mund t’i fillonim bisedat më herët.

Duke e vlerësuar personazhin që e detyroi atë “të dalë nga guaska e saj” ajo shtoi se:

Unë jam shumë kurioze: dua të shoh veshjet, personazhet e rinj që po vijnë dhe skenarët.

Ndërsa nuk dihet shumë për komplotin e sezonit të ri, Ortega ka thënë se në episodet e ardhshme do të largohen nga romanca “duke hequr” fare trekëndëshin e dashurisë të sezonit të parë dhe do t’i japin përparësi tmerrit.

Sa i përket kastit, Ortega ishte e vetmja që u pa në njoftimin zyrtar të sezonit të dytë, megjithatë, ka pasur shumë sugjerime se cilët aktorë mund të kthehen për episodet e reja. Personazhe të tjerë të mundshëm që mund të rikthehen janë: babai Gomez (Luis Guzmán), vëllai Pugsley (Isaac Ordonez), shërbëtori Lurch (George Burcea) dhe xhaxhai Fester (Fred Armisen). Variety më vonë raportoi se prodhimi i sezonit të ri do të fillonte në pranverën e 2024, me vendndodhjet e xhirimeve që lëviznin nga Rumania në Irlandë.