Celebrities Gossip Showbiz

Gjithnjë e më të tensionuar, zbulohet biseda e J.Lo dhe Ben Affleck në mbrëmjen e çmimeve Grammy!

Së fundmi është zbuluar biseda e tensionuar dhe virale e divës së muzikës pop Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në mbrëmjen e çmimeve Grammy 2023. Affleck dukej sikur e kishin detyruar të vinte dhe të ishte i pranishëm në eventin e rëndësishëm. E gjitha kjo u dallua nga momentet e shumta kur kamera e fokusonte aktorin e njohur, i cili nuk dukej aspak entuziast dhe në shumicën e rasteve shumë i mërzitur dhe i bezdisur nga atmosfera kur të gjithë po shijonin artistët që po performonin në skenë.

Mësohet se Jennifer gjatë kësaj situate i ka shprehur: “Kujdes, duku më miqësor, më i motivuar.” “Po unë mundem” u përgjigj aktori, sipas nje përkthyesi. Një burim ka shprehur për Page Six se:

Jen dhe Ben u argëtuan në Grammys, por së fundmi kanë qenë të zënë me disa projekte dhe Ben ishte i lodhur. Ai donte të shkonte për të mbështetur bashkëshorten, por nuk ishte në formën e zakonshme. Jen kaloi shumë mirë dhe donte që Ben të ishte i lumtur që ishte atje, por e mirëkuptoi se çfarë po ndodhte. Jen e di që Ben është një bashkëshort fantastik dhe ata u siguruan që të kalonin një mbrëmje të bukur së bashku.

Rikujtojmë, se gjërat ishin dukshëm të tensionuara mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck gjatë premierës së filmit më të fundit të JLo, Shotgun Wedding. Në një video të fundit dyshja dukeshin shumë të tensionuar me njëri-tjetrin.