Celebrities Gossip Showbiz

Gjykata spanjolle hedh poshtë ankimin e Shakirës për evazion fiskal!

Së fundmi, Gjykata spanjolle ka hedhur poshtë ankimin e këngëtares kolumbiane Shakira për evazion fiskal. Shakira do të përballet me gjyqin për mashtrim fiskal prej 14 milionë eurosh në Spanjë. Zyra e prokurorit publik pretendon se artistja ka jetuar në Spanjë për më shumë se gjysmën e vitit në secilin prej tre viteve, përkatësisht për më shumë se 183 ditë. Kjo do të nënkuptonte se ajo do të duhej të paguante tatimin mbi të ardhurat e saj në mbarë botën, në Spanjë.

Megjithatë, Shakira ka theksuar vazhdimisht se rezidencën ku tatohej nuk e ka pasur në Spanjë, por në Bahamas në vitet 2012-2014 dhe vetëm herë pas here ka udhëtuar drejt Spanjës. Rikujtojmë, se Shakira është në një lidhje me yllin e futbollit spanjoll Gerard Pique dhe ka dy fëmijë me futbollistin e Barcelonës. Sipas deklaratave të saj, ajo ka jetuar zyrtarisht në Spanjë që nga viti 2015. Ndërkaq, Shakira siç tanimë të gjithë e dimë ka më shumë se 12 vite që është e lidhur me futbollistin e njohur spanjoll, i cili luan në skuadrën e Barcelonës.

Këtë fakt e dimë por se si janë njohur me njëri-tjetrin nuk e dimë. Mos u shqetësoni sepse jua tregojmë ne. Pothuajse të gjithë e kujtojnë “Waka Waka”, këngën zyrtare të Kupës Botërore të FIFA 2010 në Afrikën e Jugut, por kujt ia merrte mendja që një histori e bukur dashurie do të lindte fill pas publikimit të saj. Shakira dhe Gerard Piqué i kanë rezistuar sprovave të kohës, po edhe dashakeqësisë mediatike, kanë një familje të bukur dhe të shëndetshme, por duket se nuk do të shkojnë kurrë në altar.

Rikujtojmë se këngëtarja bukuroshe vitin që lamë pas festoi 20-vjetorin e albumit të saj të suksesshëm të vitit 2001 ‘Laundry Service’. Në një klip ekskluziv për ‘PEOPLE’, këngëtarja e hitit të njohur “Hips Don’t Lie” e ka quajtur publikimin e albumit si një “epokën e artë” e jetës së saj. Gjithashtu ajo zbuloi se është duke sjellë dhe është duke punuar në një projekt për ta risjellë dhe për ta rikujtuar edhe njëherë atë.