Celebrities Live From Tirana

Gjyqi publik ndaj Luizit, ekspertja e komunikimit Arjeta Dhima flet në TAR: “Imagjinoni të ngrinte pak krye Kiara…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio për të folur rreth gjuhës së përdorur në “BBV” regjisorja dhe ventrilokuistja e njohur Arjeta Dhima e cila prej 8 vitesh është edhe trajnuese e të folurit në publik. Si e ka parë Arjeta komunikimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Sa i përket videos virale ku Luizi ndalon Kiarën të përfundojë lojën e saj, si e gjykon Arjeta?

Le të kujtojmë javët e para kur Luizi dhunoi ndjesitë e kësaj vajze dhe donte me patjetër ta bënte për vete. Kur hynte në burg dhe dilte nga burgu kjo zonjusha ia ndjente mungesën. Një ndjesi e mirë që njerëzit donin t’i shihnin bashkë. Gjyqi publik kam vënë re që bëhet shumë i njëanshëm. Luizi ka dhënë një sinjal që nëse këtë veprim e bën me Kiarën të tjerët nuk i llogarit fare. Nuk është hera e parë që ai mund të shkojë deri në atë pikë. Ne reagojmë kur bëhet e madhe, nuk kapim detajet. Mes Kiarës dhe Luizit ka patur reagime, zënka, pajtime, romancë, komunikim, largim. Ajo që ndodhi ishte një lojë brenda lojës, pra një lojë e komanduar nga “BBV”. Nëse nuk arrin ta përballosh lojën e madhe atëherë vajzë e dashur tërhiqu dhe ti djalë i dashur vazhdo lojën. Mos kryqëzoni njërin dhe anashkaloni tjetrin. Vajzat shahen shumë këtë format. Pse duhet t’i biem një femre kur bën një gabim dhe mashkulli të vazhdojë të jetë luani? Nuk mund të bëjmë ndasira. Nuk mundemi të kemi neveri ndaj qënies femër. Imagjinoni të ngrinte pak krye Kiara, çfarë do bëhej me opinionin jashtë. Viktimizimi i Luizit u bë që në fillim kur u shpall i sëmur që Kiara t’i afrohej. Pse kjo nuk shihet apo se djali i nënës është më i miri dhe vajza shërbëtorja? Nuk bëhet kjo.