Botë e Çuditshme

Goditi balonat me kokë duke i mbajtur ata në ajër, burri hyn në Librin e Rekordeve Guinness!

Një burrë nga Idaho ka thyer rekordin botëror të Guinness duke i goditur dy balona me kokë e duke mos i lejuar ata të bien në tokë për një kohë të caktuar. David Rush i cili ka thyer më shumë se 250 rekorde botërore dhe aktualisht mban 162 të tillë, fillimisht mori titullin për kohëzgjatjen më të madhe të balonave të mbajtur në ajër me kokë në vitin 2018, kur i mbajti balonat lart për 3 minuta e 12 sekonda.

Rekordi i tij u thye në vitin 2019 me një kohë prej 6 minutash e 34 sekondash. “Ky rekord kërkon aftësi, koordinim, dhe përqendrim. Nëse njëri prej balonave godet tjetrin, loja ka mbaruar”,-tha Rush. Ai tregoi se iu deshën dy javë praktikë për t’u rikthyer në pikën ku mund të mbante balonat në ajër qoftë edhe për një minutë.

Ndërkaq, Rekordi Guinness për palosjen më të shpejtë të një letre në formë aeroplani dhe hedhjen e saj u thye nga David, i cili e bëri këtë për 6.15 sekonda. Siç raportohet, rekordi i mëparshëm kishte qenë 7 sekonda. Amerikani David Rush që theu rekordin e ri, tha se u ushtrua dy ditë përpara se ta bënte një përpjekje në kamerë, por pasi publikoi videon e tij ai zbuloi se një pjesëmarrës tjetër kishte mposhtur kohën e tij. Ai iu kthye sfidës në mbrëmje dhe arriti ta bënte këtë për 6.15 sekonda, mjaftueshëm për të fituar titullin e Guinness.