Aktualitet

Goditi me grusht Sali Berishën, Gert Shehut i komunikohet masa e arrestit në spital!

31-vjeçarit Gert Shehu i cili dje goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot iu komunikua masa e arrestit, nga policia për goditje për shkak të detyrës. Një foto e publikuar në media tregon momentin në të cilin në dhomën e spitalit firmos me pranga në duar. Ai shfaqet i enjtur nga dëmtimet e marra pasi u neutralizua nga shoqëruesit e liderit demokrat.

Por, a ka marrë Berisha thirrje për të dëshmuar në polici dhe kur do shkojë? Në përgjigje të interesimit të shtuar të gazetarëve, në FB, Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela thekson se Berisha e dha dëshminë publikisht dhe u pa gjithçka. “Policia duhet të bëjë mbrapsht nga seria e provokimeve”, – shkruan Lela.

STATUSI I PLOTE

Më marrin gazetarët për të më pyetur: a ka marrë Berisha thirrje për të dëshmuar në polici dhe kur do shkojë? Pra, Berisha duhet ta denjoka këtë polici kulimo-politike dhe të shpenzojë, qoftë edhe një minutë me të, sikur dëshmia e tij nuk u dha e plotë publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithçka publikisht. Sikur dhuna në fytyrën e tij dhe të opozitës nuk mjafton!!! Policia duhet të bëjë mbrapsht nga seria e provokimeve dhe të rrijë në vrimën e saj që qelbet era këmbë korrupsioni! Ja edhe dëshmia më poshtë!

https://www.facebook.com/Politikon.al/posts/pfbid02E8N6qPquJHRNadiWBG5qGjKjwkzyvdGzb4nv6GzHjMHCuumyFWWSuasqQVfnQRGLl?__cft__[0]=AZXS0eefSWEJ1Nz_JtcY9lBMTjDltcEyVJJbzO-f7ABBVpdu2QPnMgzBKAhhms_OUgugr9CItXMfv7yEutFU76eO-3O4PS-Yo7JiTnRhrDPi2GmR1tPhiY8b-JMu8LQmtiegpF07_C89tOlaROaxeyZdUZeaMyaOBWheUO20_j_sO1a3CCs1E52R2bo7n5G5qBDGqBMIklVD_K5dgdv48s0_&__tn__=%2CO%2CP-R